Pamje të rralla: Kadri Veseli i armatosur me dy kallashnikovë

Lajme

Pamje të rralla: Kadri Veseli i armatosur me dy kallashnikovë

Nga: D.RR Më: 30 qershor 2019 Në ora: 13:51
Pamje të rralla: Kadri Veseli i armatosur me dy kallashnikovë

Para pak ditësh është publikuar një video e rrallë e luftës, ku shihet Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që njëhershit është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan "Bota sot"

Veseli, pa zbritur ende nga mali, aty ku zhvillohej lufta, shihet i armatosur me dy kallashnikovë dhe një jelek të mbushur me armatim.

Në këtë video bëhet bartja e 60 të plagosurve nga Lugina e Baincës për në Vuqak. Kjo ngjarje sipas këtyre pamjeve duket të ketë ndodhur më 9 prill të vitit 1999.

Aty shihen të plagosur të mjekur dhe persona tjerë duke dhuruar gjak për ta.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat