Fyerje e reagime ndaj Mustafës

Lajme

Fyerje e reagime ndaj Mustafës

Nga: F. B. Më: 29 qershor 2019 Në ora: 22:23
Vulin

Lëvizja Socialiste (PS ) ka vlerësuar se padia që Ragmi Mustafa ka paraqitur kundër Aleksandar Vulin është edhe një përpjekje e pasuksesshme e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së që Vulin të heshtë, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Presidenti ynë Aleksandar Vulin është njeri që ka guxim të thotë të vërtetën. Këtë e di edhe Ragmi Mustafa edhe ata që nga Serbia të bëjnë ‘Shqipëri të Madhe’ prandaj e padisin dhe duan ta heshtin”.

“Deri tash askush nuk ka pasur sukses, andaj nuk do ketë as terroristi i demobilizuar i UÇPMB-së” thuhet në kumtesë.

Ata thonë se Vulin nuk është Vilhelm Kajtel, as Serbia Gjermani e vitit 1939.

"Edhe Serbia edhe Vulin i përkasin anës më rë mirë dhe më të ndershme të botës, ndërsa Mustafa që merr pagë të majme nga shteti i Serbisë dhe që në Serbi dëshiron të ngrit lapidar terroristëve dhe ish –bashkë luftëtarëve i përket anës tjetër të mundur ", thuhet në kumtesën e PS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat