Lumir Abdixhiku: Këso pamje tregojnë për shtetin e dështuar në rrënjë

Lajme

Lumir Abdixhiku: Këso pamje tregojnë për shtetin e dështuar në rrënjë

Nga: V.R Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:32
Lumir Abdixhiku

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me rastin e ndodhur sot në Ferizaj, ku një person i cili megjithëse Policia e Kosovës ka dhënë deklaratën e saj që është e pafajshme, ajo vazhdon të rrihet nga persona të papërgjegjshëm, shkruan"Bota Sot".

 

Postimi plotë i Abdixhikut:

Kjo është fotografia e shtetit tonë; e shoqërisë sonë. Rezultat përfundimtar i një vendi të kapur. Kështu përfundon.

 

Një grua e shtrirë përtoke dhe një turmë që brohoret e aplaudon. Një gjeneratë e humbur, e paditur dhe me urrejtje plot. Një gjeneratë që shtypë të ligun ani pse babë, nënë, gjysh e gjyshe të shtypur i kishin gjithnjë.

 

Kjo është fotografia e fabrikave të paditurisë që i quajmë shkolla rëndom. Ja çfarë po krijojmë. Me rëndësi autostradat miliardëshe e urat më të gjata në rajon.

 

Kjo është fotografia e shtetit të dështuar në rrënjë. E një policie që s’reagon; e një gjyqësie që s’dënon, e një politike që jep shembull se gangsterizmi është krejt i zakonshëm. Huliganë lartë, huliganë poshtë, s’ka si të del ndryshe.

 

Jemi në krizë. Morale, intelektuale, njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat