Daçiq: Po tolerohet ideja e Shqipërisë së Madhe

Lajme

Daçiq: Po tolerohet ideja e Shqipërisë së Madhe

Nga: F.B Më: 9 maj 2019 Në ora: 09:43
Ivica Daçiç

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka theksuar sot se “Serbia është e vogël, por ‘nuk jemi të marrë’, që mos të shohim se pas shpinës tonë tolerohet ideja e Shqipërisë së Madhe, gjë që është ‘pështymje në fytyrë’ Bashkimit Evropian dhe gjithë atyre që bindin Serbinë të ‘jetë e qetë dhe konstruktive’, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Do të thotë ne do ulemi në tavolinë e ata nën tavolinë intensifikojnë formimin e Shqipërisë së madhe. Na jemi të vegjël por nuk jemi të marrë”, ka thënë Daçiq për RTS.

Duke komentuar deklarata e kreut të Prishtinës dhe Tiranës për bashkimin kombëtar dhe hapjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, Daçiq ka thënë se kutia e Pandorës ka kohë që është hapur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo tash është promovimi i Shqipërisë së Madhe.

„Kur ne kemi tërhequr vërejtjen na është thënë se është fantazia jonë, ndërsa tash për këtë flasin Rama e Thaçi, ndërsa as Haradinaj nuk është ndryshe nga ata”, tha Daçiq duke shtuar se një “pafytyrësi e këtillë kërkon përgjigje të ashpër”.

Sipas fjalëve të tij, Prishtina dhe Tirana kanë mësuar bashkësinë ndërkombëtare në gjëra “jonormale” dhe në kushtet e çmendurisë së përgjithshme i marri duket si njeri”.

Në pyetjen nëse faktori ndërkombëtar do të reagoj, ai theksoi se do “të presim e tej-presim sepse kjo duket sikurse ulja e të mençurëve tibetian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat