OKB pranon një raport nga Presheva. KKSH kërkon nga ndërkombetarët te ndalet diskriminimi i shqiptarëve në Serbi!

Lajme

OKB pranon një raport nga Presheva. KKSH kërkon nga ndërkombetarët te ndalet diskriminimi i shqiptarëve në Serbi!

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Gjenevë, UN, 28 shkurt  -Në kohën kur në selinë e OKB-së në Gjenevë po zhvillohen punimet e Sesionit të 40-të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, organizmat e Kombeve të Bashkuara sot kanë pranuar një raport voluminoz (prej 30 faqesh) nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë nga Lugina e Preshevës me seli në Bujanoc, nënshkruar nga kryetari i saj Ragmi Mustafa, kanë njoftuar zyrtarët e OKB-së agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”

“Në emër të Këshillit Kombëtar të Pakicave Kombëtare Shqiptare në Serbi, të bashkangjitur në këtë postë ju dërgojmë një raport të shkurtër të bërë nga ky institucion për sfidat dhe situatën aktuale në Luginën e Preshevës, në veçanti atë të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve të komunitetit shqiptarë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në jug të Serbisë të cilën ndjehen të diskriminuar në gjitha sferat..” thuhet në fillim të raportit dërguar OKB-së. “Dear all. On behalf of National Council of Albanian National Minority in Serbia, attached on this mail ëe are sending you a short report made by this institution on challenges and current situation of Human and Minority Rights of Albanian community in municipalities of Presevo, Bujanovac and Medvegja in south of Serbia…“)

“Prania e njësiteve të jashtëzakonshme ushtarake dhe policore mbetet problem i sigurisë në Luginën e Preshevës.” thuhet në vazhdim të raportit nga Presheva dërguar OKB-së.  Sipas KKSH-së “kjo prezencë e dendur e forcave serbe (ushtaria, xhandermeria, policia) po shkakton frikë dhe pasiguri tek qytetarët e Luginës, sidomos tek femijët në vendbanimet shqiptare në brezin kufitar me Kosovën që shpesh mediat serbe spekulojnë për të “shtëna armësh ne kufi” apo “gjetje armësh” lajme këto të cilat me pas janë demantuar.

Veq kësaj raporti ne fjalë nga KKSH dërguar sot OKB-së janë paraqitur gjitha format e diskrmnimit të qeverisë serbe në Luginën e Preshevës duke u nisur ftesa ne biseda informaitve nga BIA, provokimet e policse, pastaj diskriminimi ne punesim, ne arsim (mungesa e teksteve), ne gjuhesi dhe simbole kombëtare, mosnjohjen e diplomave etj..te githa keto forma te diskriminmit behen qellimisht per te krijuar panik dhe pasiguri tek qytetarte e Lugine se Presheves me pretekst presioni ne mënyre indirektë për ta leshuar Luginë e Preshevës nga te rinjte, qe ndryshe kjo quhet spastrim etnik diskret, thuhet ne raportin e KKSH-së drejtuar zyrtareve te Larte te OKB-së.

Raporti ne fjale nga KKSH me seli ne Bujanoc ju është dërguar sot gjitha organizmave të OKB, gjegjësishtë Këshillit për të Drejajt e Njeriut qe po zhvillon sesonin e 40 në Gjenevë: –Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres -Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në Gjenevë. –Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut Zeid Ra’ad Al Hussein. –Coly Seck, President i Këshillit për të Drejtat e Njeriut për 2019 (seancën e 40-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut) njofton “Presheva Jonë”Résultat de recherche d'images pour "tanke preshevë"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat