Bytyqi uron të gjithë mësimdhënësit e vitetve 90-99

Lajme

Bytyqi uron të gjithë mësimdhënësit e vitetve 90-99

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:39
Ministri Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Taknologjisë së Republikës së Kosovës Shyqyri Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë mësuesit e viteve 1990-99, me rastin e miratimit të projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit të asaj kohe.

Ja postimi i plot i Bytyqit në Facebook

 

Urime të gjithë mësimdhënësve të viteve 1990/99!

Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës 1990/99, sapo u miratua në Kuvendin e Kosovës.

Ky është kurorëzimi i shumë përpjekjeve që kemi bërë për këtë Ligj dhe kjo më bën të lumtur pafund.

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për mësimdhënësit tanë, të cilët janë heronjtë e atyre viteve më të vështira për Kosovën.

Do të bëjmë edhe shumë më shumë, sepse mësimdhënësit janë, po ashtu, heronjtë e të sotmes dhe të ardhmes tonë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat