Siç mëson media serbe “ Informer” nga burime brenda presidencës dhe kreut të Partisë Përparimtare të Serbisë, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mendon të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për të dielën me 31 mars!
Siç mësohet, butoni për shpalljen e këtyre zgjedhjeve është te kriza e dialogut në Kosovë siç ka thënë sot presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan “Informer” transmeton “Bota Sot”.
“Nëse Prishtina nuk tërheq taksat, është e qartë se udhëheq politikën e shantazhit. Nëse është kështu, atëherë nuk kemi pengesa të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë presidenti duke porositur me ironi se " është korrekt të i jepet shansi idesë së Haradinajt që ta largojnë nga pushteti".
“Lus Prishtinën që të tërheq taksat, nuk e kam vështirë ta them këtë, ndërsa BE që të ndikoj më qartë në Prishtinën dhe të tregoj për domosdoshmërinë e dialogut”, ka thënë sot në Beograd presidenti Aleksandar Vuçiq./Botasot