Putin thotë se SHBA-ja ia prishi matematikat për Kosovën, fajëson BE-në për FSK-në!

Lajme

Putin thotë se SHBA-ja ia prishi matematikat për Kosovën, fajëson BE-në për FSK-në!

Më: 16 janar 2019 Në ora: 09:53
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur Beogradase, “Novosti”, një ditë para vizitës në Serbi.

I pari i Rusisë, në këtë intervistë të gjatë, ka folur për problemet në botë, Evropë & Rajon si dhe në theks të veçantë rreth çështjes së Kosovës me Serbinë.

Putin, ndër të tjera, thotë se amerikanët po ia “prishin matematikat” në vendet e Ballkanit.

“… kur flasim për situatën në Ballkan, një faktor serioz destabilizues këtu është politika e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të caktuara perëndimore, që kanë për qëllim forcimin e dominimit të tyre në rajon. Në vitin 1999, forcat e NATO-s bombarduan Jugosllavinë pa një sanksion të OKB-së për dy muaj e gjysmë dhe pastaj e ndanë me forcë Krahinën Autonome të Kosovës. Ndërsa, në vitin 2008, Uashingtoni dhe aleatët e saj mbështetën një deklaratë të paligjshme të pavarësisë së Kosovës”, është shprehur ai.

Duke folur për vendet e rajonit, Putin theksoi se Moska zyrtare mbetet e përkushtuar të respektojë të drejtat dhe interesat e vendeve dhe kombeve të Ballkanit, për të respektuar ligjet ndërkombëtare.

Tutje, presidenti rus foli edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, kjo është një shkelje dhe se BE-ja gaboi që nuk mori masa ndaj këtij vendimi të Prishtinës.

“Serbia mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Rusisë sa i përket potencialiet të mbrojtjes, edhe pse janë të rrethuar me shtetet anëtare të NATO-s. Është befasi se si shumë shtete të rajonit e përkrahën formimin e të ashtuquajturës ushtrisë së Kosovës”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat