Vuçiq: Na duhet dialogu me shqiptarët

Lajme

Vuçiq: Na duhet dialogu me shqiptarët

Nga: F.B. Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:56
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar pas takimit që kishte me ambasadorët e vendeve të BE-së se kanë biseduar për vazhdimin e dialogut, përmirësimin e sundimit të ligjit në Serbi dhe raportet regjionale bënë të ditur “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Çështja e Kosovës dhe dialogu mbeten pyetje me rëndësi në vitin 2019, posaçërisht në bashkëngjitjen e Serbisë në BE, vlerësoi shefi i delegacionit të BE-së, Sem Fabrici pas takimit me Vuçiq.

Fabrici theksoi se Serbia bashkëngjitjen në BE e ka vendosur si qëllim strategjik dhe në vitin që shkoi Unioni e ka mbështetur këtë perspektivë për Serbinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Biseduam për situatën në regjion, Kosovën, dialogun në vitin 2019 që mbetet çështje me rëndësi veçanërisht nga perspektiva bashkëngjitjes së Serbisë BE-së.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka potencuar se Serbia do të vazhdoj rrugën evropiane pa marr parasysh kur do të bëhet anëtare, sepse kjo nuk varet krejt nga Serbia.

Ai falënderoi vendet e BE-së për mbështetjen në rrugën evropiane të Serbisë dhe për faktin se BE është partneri më i rëndësishëm i Serbisë me 67 për qind të shkëmbimit tregtar.

“Kjo nuk është politikisht popullore, se nuk i pëlqen popullit por ne jemi gati të vazhdojmë bisedimet duke besuar se do arrijmë marrëveshje, në çka nuk jam optimist, por të gjithë kohën edhe energjinë do ja kushtojë kësaj sepse kjo do të thotë ardhmëri e sigurtë për Serbinë”, theksoi Vuçiq.

“Ne na duhet dialogu me shqiptarët legjitim dhe legal, që të shohim nëse mund të arrijmë marrëveshje, nëse nuk mundemi duhet të shohim cilat janë zgjedhjet e domosdoshme që të ruhet paqja edhe stabiliteti”, u shpreh Vuçiq.

“Kosova dëgjon vetëm qëndrimin e ShBA-ve, i kërkoj falje BE-së”, shtoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat