Daçiqi flet për prioritetet e Serbisë: Kosova dhe BE-ja

Lajme

Daçiqi flet për prioritetet e Serbisë: Kosova dhe BE-ja

Nga: F.B. Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:51
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë në Beograd se dy prioritetet më të rëndësishme të Serbisë në vitin 2019 janë ruajtja e interesave (të Serbisë) në Kosovë dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Nuk do të heqim dorë nga përkushtimi ynë dialogut dhe përcaktimit për kompromis, në mënyrë që të gjejmë zgjidhje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme e stabile. Serbia mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq në pritjen në Ministrinë e punëve të jashtme të Serbisë, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai ka falënderuar shtetet të cilat, siç ka thënë, e kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe atyre që nuk kanë votuar për pranimin e Kosovës në Interpol, dhe ka shtuar se aktiviteti i Serbisë në këtë fushë nuk e rrezikon dialogun.

“Ne jemi për marrëveshje me Prishtinën, por në çdo akt të njëanshëm të tyre, për të cilin nuk kemi marrëveshje, do të reagojmë fuqishëm në mbrojtje të interesave tona. Sikur që do të bënit edhe ju”, citojnë mediet beogradase shefin e diplomacisë serbe.

Daçiq ka thënë se Serbia do të vazhdojë me reformat në rrugën evropiane, “përkundër trendëve negative në vetë BE-në”.

Sipas ministrit serb Serbia mbetet pranë qëndrimit se të neutralitet në politikën ushtarake duke dhënë kontributin në përballjen me sfidat e sigurisë, pjesëmarrjen në misione paqeruajtëse të BE dhe OKB-së përmes partneritet për paqe.

“NATO dhe misioni i KFOR-it janë me rëndësi jetike për bashkësinë serbe në Kosovë dhe Metohi. Për fat të keq situate e sigurisë kërkon prani të pa zvogëluar të KFOR-it dhe na vjen mirë që shumë vende të NATO-së e njohin këtë problem“, ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat