Liria e mediave në Serbi thuajse nuk ekziston fare. Disa i shërbejnë pushtetit, ato që mundohen të jenë të lira sulmohen nga qeveria.
Kështu ka ndodhur edhe me portalin ‘N1’ i cili është sulmuar nga i pari i vendit, presidenti Aleksander Vuçiq.
Përmes një shkrimi ky portal ka treguar që Vuçiq ka sulmuar verbalisht njërin nga gazetarët.
Gazetari i ‘N1’ kishte dashur të marrë një prononcim nga Vuçiq rreth gjendjes së mediave në Serbi, por ai nuk ishte
përgjigjur përkundrazi kishte sulmuar gazetarin.
Portali ka publikuar bisedën e plotë me presidentin serb.
Sipas organizatës ‘Reporterët Pa Kufi’, cilëson Serbinë si vendin me gjendjen më të keq sa i përket lirisë së mediave.