Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK-së Imet Rrahmani, pothuajse çdo fundvit e kalon me familjen e tij të dashur
Në një prononcim për “Bota sot” ai ka thënë se Vitin e Ri 2019, do të kremtojë në shtëpinë e tij, pranë njerëzve më dashur. Po ashtu ai ka shprehur brengën e tij, duke thënë se viti 2019 mund të jetë edhe një vit i sfidave të mëdha politike dhe ekonomike.
“Më vjen keq, dhe urojë të gabohem, por mendoj se Viti i Ri 2019, do të jetë vit i sfidave të mëdha politike dhe ekonomike, pasi Kosova do të përballet me vendime të rënda në procesin e dialogut, me procese të reja elektorale dhe me sfida ekonomike si pasojë e keq menaxhimit dhe keq projektimit të buxhetit të shtetit në vitin që lamë pas. E them këtë nga frika, pasi dëshirojë më të mirën për vendin tonë”, ka thënë deputeti Rrahmani.
Megjithatë ai ka uruar të gjithë lexuesit e “Bota sot” kudo që janë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Uroj që në Vitin 2109 Kosova të ecë në rrugë të stabilitetit dhe jo të anarkisë”, është shprehur deputeti Imet Rrahmani.