Lamtumirë kasap i fundit!

Kultura

Lamtumirë kasap i fundit!

Nga: Dedë Preqi Më: 20 maj 2024 Në ora: 13:15
Autori Dedë Preqi

Jo, nuk ndjehet kënaqësi

Për as një njeri,

Kur i mbyll sytë në befasi

Kur arkivoli ia shtyp kurrizin

E dheu e mbulon përmbi,

Por, ndaj njeriut çdo kasap

Është i pa shpirt e satrap,

Herë do kur do i vjen koha

I thyhen dërrasat e shkallëve

I rrëshqet pushteti, diktatura

Dhe jo pa pritmas i luhatët ura.

Kush ishte një kohë Hitleri,

Qaushevski e Sadami,

Gadafi e Millosheviqi

Dhe shumë të tjerë,

Jehu i tyre arrinë aq largë

Si edhe famkeqi i jonë Everi

Të pështyrë në varr e fytyrë

Të humbur dhe në fund ferri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat