Remzi Basha dhe vlerat artistike të poezisë së tij

Kultura

Remzi Basha dhe vlerat artistike të poezisë së tij

Nga: Baki Ymeri Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Lirikat e Remzi Bashës përfaqësojnë harmoninë e frymëzimeve hyjnore që lexohen si ndjenjë e thellë e dashurisë, pa brenga dhe pa shqetësime.

Në përgjithësi poezitë janë strukturë e mesazhit lirik që jep mesazh të pashmangshëm, sidomos për ata krijues artistik që jetojnë në mes dy atdheve, atdheut gjenetik, dhe atij të përzgjedhur, që simbolizojnë marrëdhënien reciproke, ku aq sa japim, po aq do të marrim, marrëdhënie kjo që në fushën e kimisë, na është e njohur si oksido-reduktim ku nuk mund të ketë oksidim pa reduktim, dhe anasjelltas, prandaj edhe marrëdhënia merr-jep, dërgim-pranim, ose dërguesi-marrësi, janë strukturim i ekuivalencës konceptuale që përkufizon raportin e poetit si shkrues, përkatësisht dhënës, dhe të lexuesit, i cili është marrësi i kësaj vlere artistike.

Ky konfiguracion ka ndërtuar balancin e vlerës poetike të cilën Remzi Basha në shkrimet e tij, gjithmonë e ka parasysh se si do ta pranoj lexuesi i poezisë, ose veprave të tjera nga fushën e studimeve dhe të kritikës letrare. Andaj, ky raport në mes dërguesit dhe marrësit, në mënyrë artistike është shtjelluar në vjershat e tij ku ka shprehur simbiozën në mes Atdheut të origjinës dhe atij të zgjedhur, kurse vargjet kanë refren mjaftë të veçantë. Jeta krijuese, sidomos ajo poetike ka rëndësinë e saj, brenda vetes, si dhe të konsumuesit të kësaj vlere që duket të jetë lexuesi i saj. Prandaj poezitë me elementin lirik dhe ato që kanë metaforën më të arritur përbëjnë gamën krijuese të poetit dhe librit si tërësi më e kompletuar e këtij lirizmi të hollë dhe artistik. Pastaj poezia mbushullon me dashuri për jetë dhe gjallëri me porosi të fuqishme dhe po aq edhe magjike. Një simbiozë e modernitetit lirik, e përzier me elementet e poezisë tradicionale, nëpër të cilat ka kaluar edhe vetë poeti, por që hapen si tematikë dhe blerojnë si mundësi. Kjo nuk vihet në dyshim.

E gjithë, poezia e Poetit të Dashurisë është përpjekje për të regjistruar jo vetëm ato pamje vizuale, që i vrojton syri i njeriut, por në aspektin magjik, futet thellë në ndërdije ku vetëdijshëm reagon e herë proteston me të vetmin qëllim për t’i shërbyer njeriut dhe shoqërisë. Ky aspekt figurativ i poezisë i jep jo vetëm përjetim real, por edhe figurativ me mundësi të shumta interpretimi që fiksohen mirë e saktë në mbamendjen e lexuesit të saj. Poezitë me përkushtim e shtrijnë fuqinë shprehëse përtej mundësisë reale të përceptimit. Ka diçka si njohje e thellë në karakterin e personit sepse pa dëpërtim kaq të thellë mund të shkruhet poezia, e cila është perlë poetike për të shijuar secili lexues thellësinë dëpërtuese në karakterin dhe psikoanalizën e karakterit individual të njeriut poet, e të poetit të veçantë siç është në jetë dhe në krijimtari Remzio Basha.

Në brendësinë meditative të librit si tërësi, ka dashuri e përkushtim që e ka lidhur poetin me atdheun, ndjenjë kjo që përjetohet dhe lexohet pothuajse në secilën poezi të këtij libri, veçanërisht lirikat që për topikë kanë vende e qytete, kanë male e krahina të bëra nga vet natyra dhe të zhbëra nga dhëmbi i krimit njerëzor, siç është rasti me Çamërinë, ku ka një mesazh univerzal, trajtuar me përgjegjësi dhe dinjitet, kurse vargjet kanë figurshmëri metaforike më të ndjeshme dhe tejet të përjetuar. Vëllimi poetik përjetohet edhe si ëndërr e realizuar. Mesazhi i saj është në shërbim të lexuesit dhe shoqërisë, dhe në të njëjten kohë ka shpalosur vlerat shpirtërore që prekin një mozaik më të gjerë të motiveve poetike, që si komponentë e tërësishme kompletojnë mozaikun e angazhimit intelektual, shprehur si dashuri e pafundme për të mirën, progresin dhe lumturinë e njeriut, brenda komunitetit artistik e letrar në diasporën shqiptare jashtë atdheut etnik.

Përmes metaforave bëhet mendimi më i fuqishëm, herë meditaiv e herë tjetër me porosi filozofike që në vete ngërthejnë realitetin e jetuar, me pamje herë të hapëta dhe herë të tjera me ndjenjë të zymtë dhe shprehin në mënyrë besnike përjetimin real të poetit, kurse në një anë tjetër sublimojnë angazhimin e shprehur kaq bukur në lirikat e këtij libri që shpalosin dashurinë dhe preokupimin e poetit në dhe të huaj, larg vetes e larg vendlindjes së tij. Vargjet e poetit kanë një nënkuptim ndërmjetësues, kurse lirikës i japin shije të bukur, gjë që përfaqëson ndjenjën e autorit që shkruan, i cili lexuesit ia sjell në mënyrë artistike poezinë e vet, për tu bërë pastaj pjesë e secilit, sidomos të atyre që poezinë e lexojnë më me përkushtim, duke ravijzuar qëndrim stoik të vet poetit i cili me sukses ka sfiduar vështirësitë nëpër të cilat ai ka mësuar dhe ka ngadhënjyer.

Shpeshherë, këto poezi duken si tallaze ndjenjash, prandaj poeti është shpirt i trazuar është shqetësimi i shoqërisë, sidomos të asaj në mërgim. Po ashtu pezitë e këtij libri shprehin hallin dhe mallin njëkohësisht, gëzimin dhe tronditjen përnjëherë! Pra, në këto lirika është vetë poeti me veten e tij, është jeta e tij, janë përpjekjet, sfidat dhe së fundmi edhe ngadhnjimi që i mbetet “vragë e shpirtit”. Lirika si shqetësimi i përhershëm, e bëjnë Remzi Bashën, Poet e Njeri të ndjenjës dhe përjetimit real, në anën tjetër kjo lirikë e fuqizon vlerën artistike të poezisë shqiptare, sepse Poeti është vetë Lumi që s’fle kurrë.

POETI QË MBOLLI DIJE E KULTURË

Remzi Basha është “Poeti që mbolli dije e kulturë”. Gjatë gjithë jetës së tij Remzi Basha dashuroi dhe nuk u përball me sfida. Punoi si arsimtar nëMallmo të Suedisë, kurse në vendlindje lidhi jetën bashkëshortore me Zonjën Afërdita, me të cilën lindën, rritën dhe edukuan tre fëmijë. Që në rininë e tij, filloi të shijojë jetën e mësimdhënësit dhe të poetit të preferuar nga lexuesit. Remziu ka ngelur në kujtimet tona njeri i dashur, poet i ditur, mësues i mirë dhe prind shembullor. Poezia e tij është testamenti i jetës, i miqësisë dhe i dashurisë, sepse përmes shpirtit të tij poetik jetën e kuptojmë më mirë. Tetëdhjetë vëllimet e tij poetike janë ura miqësie mes lexuesve pa dallime moshe.

Në profilin e tij letrar, të dallueshëm dhe kuptimplotë, e krijoi me vlera të larta lirike, kur ishte mësues e poet, kur shkruante dhe botonte poezi frymëzuese për jetën, për dashurinë, për ngjarje historike dhe personazhe realë. Vargjet e Remziut kërkuan personalitete të larta, të cilët i ndjeu, i adhuroi. A ka ndonjë forcë tjetër më magjike se forca e dashurisë? Vargjet e Remziut janë si uji, si dielli, si vetë pranvera. Gjithmonë i etur për dashuri. Remzi Basha ka një stil të veçantë të shkruari, është i drejtpërdrejtë, pa u fshehur pas fjalëve, i guximshëm, pa paragjykime, një Naim dhe Esenin i ri përmes poezive të tij.

Poezia e Remzi Bashës bashkon të shkuarën me të ardhmen, ditën me natën, tokën me qiellin, shpirtin me trupin. Pa drojë e them se Remzi Basha është një shpirt nga shpirti i kombit. Me origjinalitet, identitet, thjeshtësi dhe sinqeritet, ky poet shkruan për Ferrin dhe Parajsën. Për vlerën e vlerave lirike të Poetit të Dashurisë mund të them me plot gojën se ato janë të frymëzuara, të denja për lexim dhe rilexim. Duke përdorur mjetet e duhura stilistike, poeti depërton me sukses në botën magjike të fjalëve. Poezia është ajo që ne duam dhe kërkojmë për lexuesin, diçka ndriçuese që ndiejmë dhe marrim frymë. Poezia e Remzi Bashës na qetëson, na harmonizon, na frymëzon. (Bukuresht, Nëntor 2023)

PËRKUJTIM DASHURIE

Sipas bërjes zakon në më shumë vite, unë në kopshtin e vogël në formësim të bukur, ti në karrigën me ulëse të butë nën te, me bryl mbështetur në tavolinë të zezë. Ngritur brylit ajo dora yte e bukur skalitur nga Zoti në disponime të mira, e në gishtin e unazës, unaza me portret që ta kisha dhurruar kur të mbaja mbretëreshë. Aty, mbi tavolinë, para dritares, lule karajfili roze, në vazon me luleflaka thellë të kuqe, që shëmbëllen me sfondin e dukjes sate.

Në vete një gjallëri e ndjenjë lumturie që nuk ta thoja, por ti-tek më përcillje dhe dije se ç’po gjezdisë në imagjinaten time, e lumtur për dashurinë ndaj teje të burrit, i cili sikur në rrëfime romaneske të njohura, do jipte frymën e fundit si provë emocioni, mu pranë këmbëve tua, më shikoje e lumtur. E veshur me fustanin mavi që ta solla dhurratë për ditën e lindjes së dashurisë sonë dhe flokët bojëqielli me një trendafil të bardhë në të majtë e në kraharor karficë luleje të bukur-më duket jasmine-sikur në vitet e gëzuara të paramartesës sonë, jipje një pamje harmonike dhe dukeshe mahnitëse.

Kur të shikoja tek qëndroja pranë trendafilit të kopshtit të guftë që kisha mbjellur të të simbolizoj ty, më dukej se, nuk ishte ai një kopsht i vogël, se nuk ishte veç një lulishte, por parrajsa vetë dhe nga vetja hedhja kuptimin të quajtur vdekja. Jo! Kjo është e pavdekshme. Vinte nga lashtësi, që përherë do të të bëj jetë! Bashkë, në përqafim! Nëse Zoti zotëron në gjithësi, kjo me këte qeshje pushtuese zotëron këte shtëpi dhe këte zemër. Ndriçon si dritë nuri! Zoti është i madhërishem dhe i gjithëdijshëm dhe ka trajtat të cilat dashurinë e çiftit e bën të jetojë deri në përjetësi.

Sot! Sot një vërshellimë e fuqishme e kohes së ikur! Dridhëtuese! Sot! Është ditë më rreze të fuqishme dielli dhe nuk dalloj nëse më shumë shndërritin ato apo ti, syt tu bojëqielli tek më përcjellin në lëvizje pune. Të shikoj. Në frymëzim! Përpelitem si një gjallesë e vockël, të mbërthej madhështinë tënde, dritën që perhapë ti, rrugën e gjatë me nisje të paditur që bëre për të ardhur tek mua, tani, këtu në oborrin e ëndërrave, me fikun si ombrellë që ti, e dashura ime, tek adhurroje shtëpinë, familjen, e solle nga bregdeti jonë dhe me duart tua të bukura, e mbolle për të jetuar në gëzime se mbiu ai, jeta dhe për tu gjetur sa është jeta, nën hijen freskuese të tij.

Sot, tek imagjinoj se i bëjë grim kremteje fytyrës sate, këtu në oborr, në këte parrajsën tonë, do mbjellë lulet për ty në këtë shtëpi, që ballkonin nga sodisje bukurinë mahnitëse të të gjithave që ti shihte syri, anise e dijë mirë, se bukuri jote dhe tani kur mosha të shtriu rrudhat në fytyrën tënde, je njësoj mahnitshem e bukur dhe e patejkalueshme. Sot, do ujis e shikoj krizantemat e lara bojnash-tek të mendoj ty! Sot, do ujis e shikoj jaseminin dhe ta ndjejë aromën dehëse sikur e kishe ti e sikur e ndjeja tek vëja kokën time përskaj kokës tënde në jastëkun tonë virgjin!

Sot, do ujis e shikoj, trëndafilat ngjyra-ngjyra, e do të mendoj se të shoh ty! Do shoh ato luleshtrydhkat e vockla të bukura që të gëzonin si një kalama sheqerkat kur ti sollja tek shtrati tek mbërthente acari! Sot, e përherë, do jesh në pamjen time engjëllushe bizëqeshur, e bukur dhen e çiltër, e qeshur, e ndritshme, lule e bukur, muzikë që bënë jetën njësoj sikur je vetë. Dje, sot dhe përherë, në këte univers, me bekimin e të Madhërishmit ti me atë dukjen magjike e atë qeshjen pushtuese, do më japesh frymë sa të bëjë rrugën deri në takimin tonë të sërishëm. Pse? Sepse dashurinë tonë nuk e këputë asnjë forcë. Shpirtërat jetojnë përherë! Në çast duket sikur u fikën, por, ata, në një trajtë vetëm për të Madhërishmin e ditur, jetojnë në dashuri të përhershme. Hapsira e të Madhërishmit është e pakufishme, dhe aty e gjenë vendin e vetë çdo shpirtë, çdo dashuri. Dhe mbi të gjitha, dashuria jonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat