Sytë

Kultura

Sytë

Nga: Linda Shaqiri Më: 3 tetor 2023 Në ora: 15:41
Linda Shaqiri

Ata,

Të ngrohin dhe shkëlqejnë,

Më shumë se dielli,

Të vrasin dhe djegin,

Më shumë se zjarri,

Duan dhe vuajnë,

Por kurrë nuk harrojnë!

 

Ata,

Edhe në heshtje,

Me ty flasin,

Bërtasin,

Godasin,

Me heshtjen qajnë,

Dhimbjen e mbajnë,

 

Lajnë stuhitë

 e gjurmëve tua,

Thajnë shtigjet

nën këmbët e kohës,

Por...

Ata,

Edhe në heshtje dashurojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat