Do t’jetë moti edhe më zi...

Kultura

Do t’jetë moti edhe më zi...

Nga: Sami Arifi Më: 16 mars 2023 Në ora: 20:33
Sami Arifi

Ca rrenca faqezi,

n’plot shoqata janë bërë pari...

Ca prej tyre ulën n’rend t’parë,

për t’hequr dyshimin nga kishin ardhë...

Nga sigurimi serbo-sllav erdhën për t’friksuar,

nga shkolla nacionalistët për t’i larguar...

Madje i emronte për t’parë,

zgjimin t’përkushtuarve për t’ju ndalë..

Bashkëpunëtorët t’par i vendoste,

sigurimi atdhetarët i burgoste...

Sot ne të mbledhim mend,

atdhetarët t’vendosen n’rend...

Po s’vepruam me pastërti,

do t’jetë moti edhe më zi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat