Në përkujtim të 11 Marsit 1981

Kultura

Në përkujtim të 11 Marsit 1981

Nga: Xhelal Hoxha Më: 11 mars 2022 Në ora: 09:40
Xhelal Hoxha

NË MUAJIN MARS

(..,viti 1981)

Në mars

u thyen heshtjet,

u thyen mitet,

u thyen grilat,

u lind dielli i lirisë.

Në mars

u hapën shkollat,

u mbushën burgjet,

u bleruan fushat,

u kthyen kanjushat.

Në mars

u çelën lulëkuqet e Kosovës,

u zgju ndërgjegjja,

u ngrit vegjëlia!

Në mars

nisi, filloi gjithçka,

ringjallje-rilindje, ripërtrirje e vërtetë!

Gjithkah u hapën

dritë-dritare, për çështjen kombtare!

rilindi-agoi, e po agonte,

agu ynë, i lirisë SHQIPTARE.

Xh.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat