Jetë në përmasa

Kultura

Jetë në përmasa

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 28 tetor 2021 Në ora: 09:49

Jetë njeriu

Skenë përmasash

Me hapa të caktuar

Në hapësirë e kohë

 

Duart në proporcion

Të panatyrshëm

Sytë

Shikim të kufizuar

Me anët e horizontit

Lëvizim

Si toka rreth diellit

Matje

Kohe

Në hapësirë

Fenomenet natyrore

E fiziologjike

Në sekonda

Lëkura ka ndjesi

Të tashme

E të shkuar

 

Lëvizim me kod

Kohën

Nuk e masimë

As me ditë

As me orë

Me rrapëllimë

Hapash

E zërash kërcënues

Koha matët

Me rrahje

Shtërzime

E qirrje

Nga pyetjet

Me ushqim

Pa kalori

Jetoj

Në kohë

Të eci

Me urdhër

Në parrugë

Të njëjtë

Jetoj

Në përmasa

Për aq

Sa mbahet

jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat