Te zogu i pellazut prap do’t lulëzoi moti!

Kultura

Te zogu i pellazut prap do’t lulëzoi moti!

Nga: Sami ARIFI Më: 2 korrik 2021 Në ora: 07:28
Sami ARIFI

T’bashkuar shqiptarët në një vend i la Perëndia,

ndarjen e bënë primitizmat nga njerëzia!

Historit e vjetra;

jo s’janë t’harruara,

ndriçimin e vjetërësisë;

 drejtësisë n’histori!

T’bashkuar shqiptarët;

e bëjnë vërtetësi!

 

Populli ynë bashkë për t’jetuar në një shtet,

s’është primitizëm por lehtësim për jetë!

Vullneti i Perëndisë na’la t’bashkuar,

marrëzia e njerëzisë gjysmëne lanë t’jashtësuar!

 

Të ndarë ne jemi t’harruar,

nga fqinjtë shovenist ishim t’përvluar!

Bashkë na la Zoti;

gjakatarët na ndanë!

Populli i bashkuar:

lehtë hallet i qanë!

 

Vetë s’kemi shumëzim;

t’bashkohemi sa më parë!

Lehtësimi për jetë;

te shqiptarët ka për t’ardhë!

Ta duam tërsinë që na rregullon vehtën,

populli shqiptar do ndërtoi prap jetën!

 

Kthehuni n’zotërim aty ku na la Zoti,

te zogu i pellazgut prap do’t lulëzoi moti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat