Rreziku vjen nga rruga, fëmijët pa mundësi kalimi në Kukës - Bota Sot
Rreziku vjen nga rruga, fëmijët pa mundësi kalimi në Kukës

Kukësi

E diel, 24 qershor 2018

Rreziku vjen nga rruga, fëmijët pa mundësi kalimi në Kukës

Më: 28 prill 2018 Në ora: 12:25
Fëmijët e fshatit Morinë të Kukësit

Fëmijët e fshatit Morinë të Kukësit për shkak të mungesës së një rruge dytësore dhe mbikalimeve rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre, pasi u duhet të kalojnë në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit, ku automjetet lëvizin me shpejtësi.

Ata thonë se duhet të ecin çdo ditë në këtë rrugë për të mbërritur në shkollë, por edhe gjatë kthimit në shtëpi. Madje, ata janë rrezikuar shumë herë nga automjetet.

Problematika e krijuar nga mungesa e mbikalimeve dhe rrugëve dytësore është ngritur shpesh nga banorë të zonës, por situata që kanos jetët e fëmijëve në rrugë mbetet e njëjtë.

Mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve është shkaku edhe i disa aksidenteve tragjike të ndodhura në segmentin nga Kukësi në Morinë, që nga koha e ndërtimit të rrugës së Kombit, ku për fat të keq viktima në disa raste kanë qenë edhe fëmijët e zonës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test