Kukës, RENEA dhe FNSH ”terror” natën në çdo familje, 35 të shoqëruar - Bota Sot
Kukës, RENEA dhe FNSH ”terror” natën në çdo familje, 35 të shoqëruar

Kukësi

E mërkurë, 20 qershor 2018

Kukës, RENEA dhe FNSH ”terror” natën në çdo familje, 35 të shoqëruar

Më: 1 prill 2018 Në ora: 10:02
Pamje nga Kukesi

(E plotësuar) - E paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, se protesta në ”Rugën e Kombit” ka autorë dhe se shkaktarët do të dënohen sipas ligjit, mbrëmë banorët e Kukësit janë përballur me ndërhyrjen e Forcave Speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ende nuk ka një shifër zyrtare të arrestimeve, por mësohet jo zyrtarisht se 35 banorë janë shoqëruan në komisariatin e policisë. Operacioni i forcave speciale është kryer në koordimin me policinë. Familjarët e personave të ndaluar gjatë natës kanë qëndruar në komisariatin e Kukësit për të kërkuar informacion për të arrestuarit. ”Policët na terrorizuan, na erdhën me armë e maska në 4 të mëngjesit”,-thanë disa prej tyre.

Dhjetëra qytetarë protestuan dje në mesditë në rrugën e Kombit duke djegur sportelin e kompanisë koncesionare ky vilen paratë e kalimit në rrugë. Protesta për taksën në Rrugën e Kombit që u shoqërua me akte dhune, për Prokurorinë e Përgjithshme ka autorë, shkaktarë dhe se do të ketë përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.

Edhe për Prokurorinë kjo ngjarje ka autorë. Ditën e djeshme, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, u tha se do të ketë përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.

“Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit. Prokuroria e Përgjithshme, Kryeprokurorja znj.Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë. Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës”,-thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

30 të ndaluar në Kukës gjatë natës, policia në heshtje zyrtare

Sipas informacioneve te fundit jane te pakten 30 persona te ndaluar ne Kukes rreth ores 3-4 te mengjesit. Disa nga familjaret thone se policia se bashku me ekipet e Renea-s dhe forcave speciale kane mesyre ne shtepite e tyre duke ndaluar personat qe i kane identifikuar si pjesmarres ne protesten e djeshme.

Nderkohe policia ende nuk ka nje deklarate zyrtare per te ndaluarit, arsyet dhe komisariatin ne te cilin ndodhen. Ndalimet e tyre u paralajmeruar nje dite me pare edhe nga kryeministri Rama ne nje konference per shtyp.

Kreu i qeverise nderroi regjister kur tha se do te nise dialogun me banoret e zones per taksen e rruges se Kombit, nderkohe qe paralajmeroi se do te kishte te ndaluar nga protestuesit.

Edhe Ministri i Brendshem Xhafaj dhe kryeprokurorja e perkohshme Marku ishin ne sinkron kur paralajmeruar venien para drejtesise te protestuesve qe dje dogjen kabinat e kompanise qe do te mirembaje rrugen e kombit dhe per te cilen cdo makine duhet te paguaje 5 euro.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test