Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Shkodër-Vau i dejës. ‘BW’ mëson se viktima është Mirjan Kaceli.
Në pamjet e siguruara duket pjesa e përparme e automjetit e shkatërruar.
Nga raportimet e para thuhet se shkak i aksidentit, ka qenë shpejtësia e automjetit tip “Benz”.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.