Rrah nënën dhe vëllain, ngritet padi kundër sulmuesit

Kronikë e zezë

Rrah nënën dhe vëllain, ngritet padi kundër sulmuesit

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit G.V., pasi dyshohet se ka sulmuar nënë dhe vëllain e tij duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas aktakuzës, i dyshuari G.V., pas një seance gjyqësore rreth një kontesti pronësor që kishte me prindërit e tij, ka shkuar në shtëpi i revoltuar dhe ka filluar të sulmojë nënën dhe vëllain e tij, si dhe ka demoluar shtëpinë e tyre.

Ai me këto veprime ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor, si dhe veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat