Aksident tragjik në Shqipëri, makina shtyp për vdekje 6 vjeçarin - Bota Sot
Aksident tragjik në Shqipëri, makina shtyp për vdekje 6 vjeçarin

Kronikë e zezë

E premte, 17 gusht 2018

Aksident tragjik në Shqipëri, makina shtyp për vdekje 6 vjeçarin

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Një vogëlush 6-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një mjet në qendër të Divjakës.

Informacioni paraprak i policisë së qarkut bën të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës rreth orës 17.10. “Mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M.M, 35 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 6 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test