Policia raporton se mbrëmë në fshatin Dragobil të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona: një femër dhe katër meshkuj të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress/