Grabitësit futen në një shtëpi në Shkodër, por dalin “blof”

Kronikë e zezë

Grabitësit futen në një shtëpi në Shkodër, por dalin “blof”

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Një banesë është vjedhur, pasi janë thyer dyer e dritare, në hyrje të qytetit të Shkodrës në lagjen “Xhabije”.

Autorët kanë hyre nga pjesa e pasme e shtëpisë, duke thyer dritaret e katit të parë.

Në banesën private dy katshe, pronë e shtetasit Fatmir Kola, nuk ndodhej njeri në shtëpi, në kohen kur është kryer vjedhja.

Burime nga policia bëjnë të ditur për “t.ch” se në banesë prej vitesh nuk jetonte njeri, pasi familjaret ishin larguar nga Shqipëria për motive gjakmarrje.

Mësohet se autorët nuk gjetur gjë me vlerë në banesë dhe janë larguar pa marrë gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat