Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Një burrë, emri i të cilit ende nuk është mësuar, u hodh nga pallati ku jetonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Shëtitorja ‘Taulantia’.
Mësohet se burri që i ka dhënë fund jetës banonte në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.
Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.