Të hënën në Podujevë një person ka raportuar se për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga vëllai dhe nipi i tij meshkuj.
Në vend ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metali, një thikë dhe një gëzhojë e revoles me gaz, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.