881 është numri i tiketave të shqiptuara gjatë 24 orëve të kaluara nga Policia e Kosovës.
Të shtunën kanë ndodhur gjithsej 34 aksidente, prej tyre një me fatalitet. 10 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 23 pa të lënduar.
Sipas raportit policor, dje janë arrestuar 11 persona, 7 janë dërguar në mbajtje, kurse dy në vuajtje të dënimit.