Konfiskohet marihuanë në Kaçanik

Kronikë e zezë

Konfiskohet marihuanë në Kaçanik

Nga: Bota Sot Më: 22 qershor 2018 Në ora: 10:13
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “2 Korriku” në Kaçanik  është konfiskuar marihuanë nga një i mitur.

“Njësia policore pasi kishte ndalur për kontroll një të dyshuar (i mitur) mashkull K/Shqiptar, gjatë kontrollit tek i njëjti kishte gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë me peshë 2 gramë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa,  me urdhër të prokurorit, pas intervistimit në prani të avokatit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, shkruan “Bota sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat