Aksident me vdekje dhe trafik droge, ekstradohen 2 persona

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje dhe trafik droge, ekstradohen 2 persona

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Ekstradohen nga Interpol Tirana dy shtetas nga Italia dhe Greqia të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Mark Marku 35 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit me 8 vite burg, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur", të parashikuara nga nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

Gjithashtu po nga Interpol Tirana u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Artan Ago, 41 vjeç, lindur dhe banues në Devoll.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi me vendimin nr. 83 datë 16.02.2012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt Shiqerise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat