I gjendet mitraloz në shtëpi, arrestohet 30 vjeçari - Bota Sot
I gjendet mitraloz në shtëpi, arrestohet 30 vjeçari

Kronikë e zezë

E hënë, 20 gusht 2018

I gjendet mitraloz në shtëpi, arrestohet 30 vjeçari

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

I gjendet nje arme e rëndë luftarake dhe arrestohet në flagrancë një banor i Kukësit.

Pas një kontrolli të zhvilluar në banesen e tij policia ka zbuluar një mitraloz dhe ka arrestuar shtetasin SH.K  30 vjeç.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

I gjendet në banesë 1 armë zjarri mitraloz me 100 fishekë, arrestohet në flagrancë 30 vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;

- Sh.K, 30 vjeç, banues në fshatin Morinë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në çatinë e banesës së tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri mitraoz si dhe një kasetë fishekësh me 100 copë fishekë. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test