Dhunon nënën, arrestohet 51 vjeçari në Gramsh - Bota Sot
Dhunon nënën, arrestohet 51 vjeçari në Gramsh

Kronikë e zezë

E mërkurë, 20 qershor 2018

Dhunon nënën, arrestohet 51 vjeçari në Gramsh

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një 51-vjeçar, banues në Muçaj të Gramshit është arrestuar nga policia për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë shtetasi Vait  Muça. Ky i fundit akuzohet se ka dhunuar sistematikisht nënën e tij. Në njoftimin e policisë thuhet se:  "Shtetasi i lartëpërmendur në banesë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të vazhdushme duke e goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.76 vjeçe".

E moshuara është  trasportuar në  spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Dhuna në Familje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test