Bëri namin me vjedhje në Itali dhe u nis drejt Shqipërisë, por e pëson

Kronikë e zezë

Bëri namin me vjedhje në Itali dhe u nis drejt Shqipërisë, por e pëson

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:40
Policia italiane

Mediat italiane shkruajnë për një “skifter” 22 vjeçar nga Shqipëria.

Ai është vënë në pranga e policisë nën akuzën e grabitjeve.

Sebastian Korriku, pas hetimeve të kryera nga policia lokale, ka rezultuar autor i dy grabitjeve me vlerën e mijërave eurove.

I riu rezulton të ketë kryer vjedhjet e dy banesave më 22 janar dhe më 4 prill.

Në të dy rastet, hajduti kishte hyrë në shtëpi duke thyer dritaren dhe duke marrë prej andej mallrat e vjedhura për mijëra euro në mes të parave dhe sendeve me vlerë.

Korriku u ndaluar nga skuadra e policisë aeroportin e Xhenovas, ndërsa ishte nisur për të marrë një fluturim për në drejtim të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat