Ngjarje e rëndë në Shkodër, dasma kthehet në mort

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Shkodër, dasma kthehet në mort

Më: 31 maj 2018 Në ora: 22:40
Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Shkodër ku një 22-vjeçare është gjetur e vdekur në makinë.

Nga të dhënat e para mësohet se e reja është zbuluar e pajetë brenda në makinë, në parkingun e një restoranti në Melgushë të Vaut të Dejës.

Viktima Jozefina Çefaj mësohet se ka qenë në një dasmë.

Nga informacione paraprake dyshohet se e reja është vetëhelmuar, ndërkohë që forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga policia, teksa kanë nisur edhe hetimet.

Video

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat