“Ishte babi, unë e pashë”, djali 5-vjeçar i shqiptares që u vra nga burri maroken ne Itali, në gjendje shoku, ja rrëfimi

Kronikë e zezë

“Ishte babi, unë e pashë”, djali 5-vjeçar i shqiptares që u vra nga burri maroken ne Itali, në gjendje shoku, ja rrëfimi

Më: 31 maj 2018 Në ora: 22:18
ilustrim

“Po, ishte babi, unë e pashë”. Kjo është fraza që përsërit në mënyrë të vazhdueshme djali 5 vjecar i Fjoralba Nonajt, shqiptares së re që u vra dje në makinë nga burri i saj maroken, me të cilin kishin pak muaj që ishin ndarë.

Sipas mediave italiane, djali është tashmë në gjendje shoku dhe po kurohet në spitalin në Desio. Ai është i tmerruar, pasi ka parë me sytë e tij gjithçka që ka ndodhur, ka parë se ai i ati ka vrarë me thikë nënën e tij, duke e lënë të vdekur mes pellgut të gjakut brenda në makinë.

Një krim monstruoz në mes të ditës. Gruaja me plagë të thella në gjoks, brinjë, bark, qafë dhe në shpinë. Ai me gjakftohtësi që pas krimit shkoi dhe iu dorëzua policisë.

Pas plagëve për shqiptaren nuk kishte më asnjë shpresë. Kur ambulanca mbërriti në vendnngjarje, pasi ishte thirrur nga disa kalimtarë, Fjoralba ishte pa jetë, pulsi nuk i ndihej.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë atë në sy të djalit të vogël i tmerruar nga ngjarja që mbahej në krahë nga fqinja 49-vjeçare.

Sipas hetimeve, 33-vjeçarja, Fjoralba Nonaj, punonte si pastruese dhe ishte martuar me marokenin dhe kishin bashke djalin 5 vjec qe pa tmerrin me sy. Policia tha se marokeni e kishte kercenuar me jete gruan, pasi nuk pranonte ndarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat