Aksident në Përrenjas, makina përplas këmbësoren

Kronikë e zezë

Aksident në Përrenjas, makina përplas këmbësoren

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:49
Ilustrim: Aksident

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një makinë ka përplasur një këmbësore në Përrenjas Fshat. Policia bën me dije se M.B., 53 vjeç, banues në Tiranë ka përplasur me mjetin e tij tip ‘Benz’ F.K.,87 vjeçe e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në fshatin “Prrenjas”, shtetasi M.B., 53 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa TR 1271 J, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen F.K.,87 vjeçe, banuese në fshatin “Përrenjas”

Shtetasja F.K., ndodhet në spitalin e Librazhdit, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat