Policia e Kosovës ka bërë të ditur për grabitje të armatosur në një barnatore në Prishtinë.
Viktima mashkull e komuniteti shqiptar ka njoftuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, nga barnatorja e tij kishin grabitur arkën me 150 € dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.