Një vajzë e re sapo ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prizren. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha për Indeksonline ka konfirmuar rastin, mirëpo sipas tij aktualisht nuk mund te jepet asnjë informacion sepse policia sapo i është përgjigjur rastit.
Ndërkohë një lexues ka rrëfyer rastin ku sipas tij vajza dyshohet se ra nga kati i tetë i ndërtesës.
Për shkaqe etike fotografitë e viktimës në vendin e ngjarjes nuk mund të publikohen.
Dëshmitari i cili ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur rasti, thotë se ka provuar të shpëtoj vajzën, mirëpo e kishte të pamundur.