Tragjike në Kavajë, një fëmijë i mitur mbytet në pishinë

Kronikë e zezë

Tragjike në Kavajë, një fëmijë i mitur mbytet në pishinë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrethin e Kavajës, aty ku është mbytur tragjikisht një fëmijë i mitur.

Vogëlushi, rreth 8 vjeç është mbytur aksidentalisht teksa lahej në pishinë. Pavarësisht ndihmës së parë mjekësore, fëmija nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i tij i pajetë është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit, aty ku pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat