Një aksident në autostradën Tiranë- Durrës ka sjellë edhe bllokimin e aksit që vjen për në Tiranë.
Në aksident janë përfshirë shtatë makina njëra pas tjetërës. Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 16:40 ndërsa raportohet se tre persona janë dërguar në spital për kontroll, por nuk kanë dëmtime.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e aksidentit, ndërsa po punohet gjithashtu për të normalizuar trafikun.
Sezoni i verës shton qarkullimin e automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës duke shkaktuar herë pas here edhe kaos.