Një person është arrestuar në fshatin Shtedim të Podujevës, pasi që gjatë kontrollit në çantën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 16 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.