Plaçkitet posta në Shemshovë të Tetovës

Kronikë e zezë

Plaçkitet posta në Shemshovë të Tetovës

Më: 13 maj 2018 Në ora: 19:35
Ilustrim

Mbrëmjen midis 11 dhe 12 maj të vitit 2018, nga ora 16:30 deri në orën 07:00 të mëngjesit në postën e fshatit Shemshovë të Tetovës, një person i panjohur ka kryer një vjedhje të rëndë.

Duke përdorur forcën e ka larguar pengesën metalike nga dritarja dhe është futur në postë.

“Nga arka ka vjedhur 98.840 denarë pas së cilës e ka lëshuar vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtojnë se po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat