Arrestohen tre persona për bartje të drogës

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për bartje të drogës

Më: 7 maj 2018 Në ora: 13:01
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, në fshatin Varosh të Ferizajit, pasi që të njëjtit po bartnin drogë me vete.

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke qarkulluar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 4.12 gramë.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë liruar, ndërsa i dyshuari tjetër pasi ka qenë i arratisur është rikthyer në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat