Arrestohet femra që vitin e kaluar vodhi në një dyqan në kryeqytet

Kronikë e zezë

Arrestohet femra që vitin e kaluar vodhi në një dyqan në kryeqytet

Më: 1 maj 2018 Në ora: 10:56
Ilustrim

Policia e Kosovës dje ka arrestuar të dyshuarën femër e cila më 4 nëntor të vitit të kaluar ka vjedhur në një lokal çantën e krahut një femre tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ku sipas viktimës në çantë ishin 1 mijë e 40 euro dhe dokumentet personale.

E dyshuara pas intervistimit me vendimin e Prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat