Policia e Kosovës bën të ditur se është hedhur një mjet shpërthyer në një restorant në Leposaviq, pronë e një serbi lokal.
Është raportuar se në një restorant, pronë e një mashkulli K/Serb, nga persona të panjohur është hedhur një mjet eksplodues.
Njësit përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon te hetohet.