Katër persona janë lënduar me lëndime të lehta në katër prej shtatë aksidenteve të trafikut që janë regjistruar në 24 orët e fundit në rajonin e SPB-së në Shkup. Tre aksidente janë me dëme materiale.
Policia e trafikut ka sanksionuar 17 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi të madhe nga e lejuara, ndërsa nga trafiku ka larguar 20 shoferë, prej të cilëve njëri prej tyre nën ndikim të alkoolit, 17 para se të fitojnë të drejtën e vozitjes dhe dy shoferë fillestar.