Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht.
Sipas raportit 24 orësh, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Dragash.
Njoftimi i plotë:
Fshati Rapq, Dragash 15.04.2018 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje në stacionin policor në Dragash.