Momenti i rëndë kur francezja nxirret nga kanali në Fier (+18)

Kronikë e zezë

Momenti i rëndë kur francezja nxirret nga kanali në Fier (+18)

Më: 9 prill 2018 Në ora: 13:59
Nazia Ahmet po kthehej nga një dasëm

Tre njerëz humbën jetën në një aksident të frikshëm në rrugën Levan-Tepelenë. Një makinë përfundoi nga rruga në kanalin me ujë, kur viktimat po ktheheshin nga një dasëm.

Dy burra e një grua humbën jetën në këtë aksident. Makina tip Suzuki, me të cilën po udhëtonin, doli nga rruga, dhe nga kjo urë fluturoi poshtë në kanalin me ujë.

Ngjarja ndodhi në rrugën Levan- Tepelenë pranë fshatit Varibop. Tre trupat pajetë u nxorrën njëri pas tjetrit. Skenat ishin tronditëse.Shumë dëshmitarë ishin aty duke pare atë çfarë ndodhi nga ky aksident.

Fillimisht policia pati konfuzion në identifikimin e tyre, saqë në dy raste emrat u dhanë zyrtarisht gabim. Në një verifikim të plotë të dokumentacionit dhe me ndihmën e familjarëve, policia njoftoi se viktimat janë  kushërinjtë Fisnik Muratajn 32 vjeç,  Agustin Murataj 30 vjeç dhe e fejuara e njërit prej viktimave, shtetësja e huaj Nazia Ahmet 34 vjeçe .

Drejtuesi i mjetit Fisnik Murataj nga Kutaj i Ballshit dhe dy të vdekurit  e tjerë dyshohet se po ktheheshin nga një dasëm.  Nuk dihen ende shkaqet se si makina përfundoi ne kanal e për pasoje tre jetë u shuan, dhe pse dyshohet se ishin me shpejtësi.

Për këtë ngjarje policia ka ngritur një grup hetimor, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike në Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat