Arrestoheti i riu i një seri vjedhjesh

Kronikë e zezë

Arrestoheti i riu i një seri vjedhjesh

Më: 1 prill 2018 Në ora: 09:16
ilustrim

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Sarandës si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e këtyre vjedhjeve kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit

Shahin Abazi, 19 vjeç, banues në Sarandë.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi I.K., 25 vjeç, banues në Sarandë.

Policia ka dokumentuar një seri vjedhjesh të kryera prej këtyre shtetasve në qytetin e Sarandës, dhe konkretisht :

Më datë 15.10.2017, në lagjen ”Nr.4.”, kanë vjedhur kioskën e shtetasit K.T..

Më datë 15.12.2017, në lagjen ”Nr.4.”, kanë vjedhur motorin e mjetit lundrues të shtetasit M.Ç..

Më datë 22.12.2017, në lagjen ”Nr.3.”, kanë vjedhur marketin e shtetsit S.H..

Më datë 28.12.2017, në lagjen ”Nr.1.”, kanë vjedhur me dhunë dy pika karburanti.

Më datë 12.01.2018, në lagjen ”Nr.3.”, kanë vjedhur marketin e shtetasit A.S..

Më datë 29.12.2017, dyshohen se kanë vjedhur motoçikletën e shtetasit K.C..

Më datë 20.02.2018, dyshohen se kanë vjedhur motoçikletën e shtetasit E.C..

Më datë 06.01.2018, dyshohen se kanë kryer vjedhjen me armë të ngelur në tentative të shtetasit J.C..

Policia e Sarandës do të vijojë punën për zbardhjen e dokumentimin e të tjera vjedhjeve si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit që kryejnë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ”Vjedhja”, ”Vjedhja me dhunë” dhe ”Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe të parashikura nga nenet 134/2, 139, 140 e 25, të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat